-
Zbulimi i privatësisë familjare për fëmijët
-
Mbrojtja e fëmijëve është një prioritet i rëndësishëm për të gjithë tek Apple. Ne besojmë te transparenca dhe se duhet t'u japim prindërve informacionin që ata kanë nevojë për të përcaktuar se çfarë është më e mira për fëmijën e tyre. Ne punojmë shumë që të ofrojmë kontrolle intuitive dhe të personalizueshme për prindërit. Duke krijuar një llogari të Apple për fëmijën tuaj, i mundësoni atij ose asaj të gëzojë veçoritë e “Family Sharing (Ndarja me familjen)” me ju dhe anëtarë të tjerë të familjes. Fëmija juaj do të jetë në gjendje të ndajë muzikë, filma, shfaqje televizive, libra, aplikacione, foto, kalendarë, vendndodhje dhe më shumë me ju dhe me familjen tuaj. Ai ose ajo do të jetë në gjendje gjithashtu të ketë përvojën e vet të personalizuar me llogari të Apple duke përdorur të gjitha shërbimet dhe përmbajtjen e disponueshme për një mbajtës llogarie të Apple.
VINI RE: KY DOKUMENT ZBULIMI NUK VLEN PËR PRAKTIKAT E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE NGA APLIKACIONE TË PALËVE TË TRETA. PËRPARA BLERJES OSE SHKARKIMIT NGA FËMIJA JUAJ, DUHET TË SHQYRTONI KUSHTET, POLITIKAT DHE PRAKTIKAT E KËTYRE APLIKACIONEVE TË PALËVE TË TRETA, PËR TË KUPTUAR SE ÇFARË TË DHËNASH MUND TË MBLEDHIN NGA FËMIJA JUAJ DHE SE SI MUND TË PËRDOREN KËTO TË DHËNA.
-
Llogaria e Apple e fëmijës suaj
Me llogarinë e Apple që krijoni për fëmijën tuaj, ai do të jetë në gjendje të përfitojë nga veçoritë dhe shërbimet e Apple që përdorin llogarinë e Apple. Për shembull, fëmija do të ketë mundësi:
- Të kryejë dhe të marrë thirrje me video dhe thirrje zanore në FaceTime.
- Krijoni dhe shpërndani përmbajtje si foto, video, mesazhe audio dhe tekste duke përdorur Camera, Photos, Messages, Mail, Schoolwork dhe aplikacione të tjera të Apple.
- Të krijojë dhe ndajë dokumente dhe të dhëna me persona të tjerë përmes ndarjes publike dhe private në iCloud. Në varësi të cilësimeve të zgjedhura, këtu mund të përfshihen emri dhe informacioni i kontaktit i fëmijës suaj, nëse janë dhënë.
- Të ndajë vendndodhjen e tyre precize me anëtarët e familjes dhe shokët duke përdorur Find My, Messages dhe aplikacione të tjera që përdorin shërbimet e vendndodhjes, dhe të përdorë Find My për të lokalizuar pajisjet dhe aksesorët e mbështetur. Nëse e ndani vendndodhjen prezive të fëmijës suaj me familjen tuaj kur krijoni llogari të Apple të fëmijës suaj ose konfiguroni Apple Watch të fëmijës duke përdorur Apple Watch for Your Kids, vendndodhja precize e fëmijës do të ndahet me të gjithë anëtarët e familjes, duke përfshirë të gjithë anëtarët e rinj të shtuar më vonë. Fëmija mund të ndryshojë cilësimet e ndarjes së vendndodhjes, përveç nëse kjo është e kufizuar në Screen Time ose Family Sharing.
- Të ketë akses në kalendarët e ndarë, të cilët ju lejojnë ju dhe fëmijën tuaj të ndani me anëtarët e tjerë të familjes ngjarjet e kaluara dhe të ardhshme të planifikuara.
- Hyni, transmetoni dhe shkarkoni përmbajtjen dhe abonimet që kanë blerë anëtarët e tjerë të familjes, duke përfshirë muzikën, filmat, shfaqjet televizive, podkastet, aplikacionet dhe blerjet përmes aplikacionit, librat, Apple Arcade, Apple Music, Apple News+ dhe Apple TV+.
- Të bëjë blerje e të shkarkojë përmbajtje falas në Apple Music, App Store, Apple Books dhe në aplikacionin Apple TV; të bëjë blerje brenda aplikacionit; dhe të abonohet tek Apple Arcade, Apple News+, Apple TV+ dhe Apple Music, në të gjitha rastet sipas cilësimeve që konfiguroni tek “Ask to Buy (Kërkesa për blerje)”.
- Të marrë rekomandime në Apple Music dhe në aplikacionin Apple TV.
- Të luajë lojëra dhe të ndërveprojë me përdorues të tjerë duke përdorur Game Center dhe të ndajë informacione me të tjerë, duke përfshirë pseudonimin, avatarin dhe miqtë e fëmijës suaj në Game Center.
- Të bëjë dhe marrë pagesa duke përdorur shërbimet e Apple Pay si Transit dhe Apple Cash nëse ia konfiguroni ju llogaritë dhe të mbajë dhe të përdorë lejekalimet e tilla si biletat dhe fletëhyrjet në aplikacionin Wallet.
- Gjurmoni dhe shpërndani informacione shëndetësore, si p.sh. rrahjet e zemrës, tensioni ose ushqimi, si dhe të dhënat e fitnesit dhe aktivitetit. Nëse fëmija përdor një Apple Watch, mund të zgjedhë të ndajë të dhënat e stërvitjes dhe të aktivitetit me përdorues të tjerë të Apple Watch përmes “Activity Sharing (Ndarja e aktivitetit)”, duke përfshirë detaje si p.sh. hapat dhe distancën e mbuluar në një ditë. Nëse përdor aplikacionin Health, mund të fillojë të ndajë edhe informacione të caktuara shëndetësore me përdorues të tjerë të aplikacionit Health te “Contacts (Kontaktet)” e tij ose të saj përmes “Health Sharing (Ndarja e informacioneve të shëndetit)”, duke përfshirë një nëngrup të të dhënave të historikut të tij ose të saj shëndetësor dhe përditësime të ardhshme në lidhje me të dhënat që ndan fëmija juaj. Fëmija juaj mund të mbajë ende një raport për ndarje me një përdorues tjetër të aplikacionit Health pasi ky përdorues të jetë fshirë nga “Contacts (Kontaktet)” të fëmijës.
- Të ruajë foto, video, dokumente, shënime, kontakte, kalendarë, postën, kopjet rezervë, si dhe të dhëna të tjera të aplikacioneve, duke përfshirë aktivitetin e lojës në Apple Arcade, në iCloud.
Kontrollet për prindërit
Family Sharing ju mundëson të ndani me lehtësi me familjen tuaj përmbajtjen që zgjidhni. Megjithatë, mund të ndodhë që të dëshironi të kufizoni aksesin e fëmijës në lloje të ndryshme përmbajtjeje apo burime të disponueshme për pjesën tjetër të familjes. Për t’ju ndihmuar të menaxhoni aksesin e fëmijës në shërbimet dhe veçoritë e llogarisë së Apple, ne ofrojmë disa grupe të ndryshme kontrolli për prindërit. Këto përfshijnë “Screen Time (Koha para ekranit)”, “Restrictions (Kufizimet)” dhe veçorinë “Ask to Buy (Kërkesa për blerje)” të “Family Sharing (Ndarja me familjen)”. Kontrollet për shpenzimin dhe marrjen e fondeve duke përdorur shërbimet e Apple Pay, si p.sh. Apple Cash, disponohen në Wallet.
Koha para ekranit
Nëse ju ose fëmija juaj përdorni iOS 12 e lart, iPadOS ose macOS, mund të përdorni veçorinë Screen Time për t’ i vënë fëmijës kufizime për përdorimin në cilëndo pajisje me iOS, iPadOS ose macOS ku është i identifikuar. Për shembull, mund të caktoni kufizime kohore ditore për kategoritë e aplikacioneve nëpërmjet App Limits dhe të caktoni orë specifike ku koha para ekranit nuk lejohet nëpërmjet Downtime; kufizoni aksesin në disa veçori, aplikacione ose kategori aplikacionesh; vendosni kufij për blerjet ose shkarkimin e përmbajtjes dhe vendosni kufizime të përmbajtjes sipas moshës për filmat, muzikën, librat dhe përmbajtje të tjera. Në visionOS, kufizime të caktuara të Screen Time, si App Limits dhe Downtime mund të mos jenë të disponueshme dhe nuk do të barten në llogarinë e fëmijës që është identifikuar në një Apple Vision Pro edhe nëse janë përdorur për të vendosur kufij për atë llogari fëmijësh në iOS, iPadOS ose macOS. Për më shumë informacion, vizitoni Përdorimi i Screen Time në Apple Vision Pro.
Nëse përdorni Apple Watch for Your Kids dhe keni aktivizuar Schooltime, keni mundësinë të përcaktoni se kur do të kufizohet përdorimi i veçorive të caktuara të Apple Watch nga anëtarët e familjes. Nëse një anëtar i familjes zhbllokon orën e tij gjatë “Schooltime (Koha e shkollës)”, mund t’i shihni zhbllokimet në aplikacionin Apple Watch në iPhone. Ky informacion i dërgohet Apple me enkriptim fundor, por do të lidhet vetëm me llogarinë tuaj të Apple për t'i lejuar Apple të ofrojë informacione për zhbllokimet.
Kufizimet
Nëse ju ose fëmija juaj po përdorni një version të iOS më herët se iOS 12, mund të vendosni kufizime për fëmijën tuaj në çdo pajisje iOS ose iPadOS që ai përdor ose në Apple TV duke shkuar te Settings > General > Restrictions. Përmes këtyre cilësimeve, mund të kufizoni veçori të tilla si FaceTime, “Camera (Kamera)” dhe Safari, lojëra me shumë lojtarë dhe disa aplikacione të mediave sociale, si edhe të përcaktoni përmbajtjen e duhur për fëmijën tuaj. Ky është një hap i rëndësishëm për të administruar aktivitetin e fëmijës suaj në pajisjet Apple. Mund të vendosni gjithashtu kufizime për shërbimet e Apple, si p.sh. aplikacioni Apple TV në pajisjet e palëve të treta dhe përmbajtje të caktuara në internet te Settings. Këto kufizime dhe kontrolle prindërore duhen caktuar në çdo pajisje që përdor fëmija.
Ndarja me familjen dhe Kërkesa për blerje
Family Sharing ju lejon të ndani blerjet, abonimet e të tjera, me deri në pesë familjarë që përcaktoni përmes llogarisë së tyre të Apple. Ask to Buy është një veçori e Family Sharing që ju lejon të shqyrtoni dhe miratoni shkarkimet dhe blerjet e kërkuara nga fëmija juaj, duke përfshirë blerjet përmes aplikacionit dhe shkarkimet falas, në App Store, iTunes Store ose Apple Books. Ask to Buy është aktivizuar si parazgjedhje për çdo përdorues nën 13 vjeç (ose moshë minimale ekuivalente në varësi të juridiksionit) që janë shtuar në një familje. Nëse zgjidhni të çaktivizoni veçorinë “Ask to Buy (Kërkesa për blerje)” për fëmijën tuaj, ju do të merrni informacion rreth blerjeve, duke përfshirë blerjet brenda aplikacionit, vetëm nëpërmjet App Store ose ndryshe duke përdorur iTunes në faturën e dërguar me email (që dërgohet 24–72 orë pas blerjes) ose në faturën e kartës suaj të kreditit.
Vini re se aplikacionet e blera përmes planit tonë të blerjes me shumicë, të shkarkuara për së dyti ose të shkarkuara me kod oferte, mund të mos jenë objekt i kufizimeve të “Ask to Buy (Kërkesa për blerje)”.
Krijimi i llogarisë së Apple të fëmijës suaj
Për të krijuar një llogari të Apple për fëmijën tuaj, fillimisht duhet të marrim pëlqimin tuaj për këtë zbulim të privatësisë familjare për fëmijët ("zbulimi") dhe për Politikën e privatësisë së Apple, e cila përfshihet këtu me referencë. Nëse ka konflikt midis Politikës së privatësisë së Apple dhe këtij Zbulimi, kushtet e këtij Zbulimi do të kenë përparësi.
Për të qenë në pajtim me ligjin "Për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet (COPPA)" dhe me ligjet e ngjashme në juridiksione të tjera, sipas rastit, të cilat veprojnë mbi grumbullimin e të dhënave të fëmijëve në internet, Apple mund të ndërmarrë hapa shtesë për të ndihmuar që të vërtetojë nëse përdoruesi që jep lejen për krijimin e llogarisë së Apple të një fëmije është prindi ose kujdestari i tij ligjor. Po njësoj, në këto juridiksione, mund t'ju kërkohet të verifikoni mënyrën tuaj aktuale të pagesës në iTunes, iCloud ose Apple Store. Në varësi të mënyrës së pagesës, kjo mund të kryhet duke përdorur kodin e sigurisë nga karta juaj e kreditit apo ndonjë mënyrë të ngjashme verifikimi. Përndryshe mund të verifikoni moshën tuaj duke përdorur letërnjoftimin tuaj te Wallet ose të verifikoheni duke përdorur llogarinë tuaj të Apple
Ne i kërkojmë këto informacione, në mënyrë që të mund të verifikojmë identitetin tuaj si organizuesi në familje ose si prindi/kujdestari dhe për të marrë në vijim miratimin tuaj për grumbullimin e informacionit personal nga fëmija juaj.
Ne nuk do të grumbullojmë, përdorim apo zbulojmë me dijeni asnjë informacion personal nga fëmija juaj pa miratimin tuaj të verifikueshëm prindëror, përveç nëse vlen ndonjë përjashtim sipas ligjit COPPA. Pasi të shqyrtoni këtë dokument të zbulimit dhe Politikën e privatësisë së Apple dhe të jepni miratimin tuaj të verifikueshëm prindëror, ju do të mund të krijoni një llogari të Apple për fëmijën tuaj. Fëmija juaj do të jetë në gjendje të përdorë llogarinë e vet të Apple për të pasur akses në veçoritë dhe shërbimet e Apple që përdorin llogari të Apple, përveç atyre që keni kufizuar te Screen Time ose te Restrictions. Megjithatë, llogaria e fëmijës suaj nuk mund të hiqet nga familja juaj, përveçse nëse fshini llogarinë e Apple të fëmijës, kur fëmija mbush 13 vjeç (ose moshën minimale ekuivalente sipas juridiksionit) ose kur e transferoni atë në një “Family (Familje)” tjetër. Pasi fëmija të arrijë moshën 13-vjeçare (apo moshën ekuivalente minimale në varësi të juridiksionit përkatës) do t'i lejohet të mbajë llogari të vetën pa marrë pjesë te “Family Sharing (Ndarja me familjen)”.
Mbledhja e informacionit
Si pjesë e procesit të krijimit të një llogari të Apple për fëmijën tuaj, ne do t'ju kërkojmë të jepni informacionin e kërkuar për të krijuar një llogari që mund të përfshijë emrin e plotë të fëmijës tuaj, datën e lindjes, një adresë emaili, një fjalëkalim, përgjigjet e tri pyetjeve të sigurisë, një numër telefoni dhe një shtet banimi. Data e lindjes e fëmijës suaj do të përdoret për të përcaktuar shërbimet e përshtatshme dhe për të sugjeruar kontrollet prindërore.
Ne mund të grumbullojmë informacione të tjera nga fëmija juaj, që në disa raste mund të përcaktohen sipas ligjit COPPA si informacion personal. Për shembull, kur fëmija juaj është i identifikuar në llogarinë e tij të Apple, ne mund të mbledhim gjëra të tilla si identifikuesit e pajisjes, kukit, adresat IP dhe vendndodhjet gjeografike dhe zonat kohore në të cilat përdoret pajisja e tij Apple, duke përfshirë vendndodhjen e saktë për shërbimet mbështetëse si Find My. Ne mund të grumbullojmë gjithashtu informacion rreth aktiviteteve dhe ndërveprimeve të fëmijës suaj në faqet, aplikacionet, produktet dhe shërbimet tona, duke përfshirë përmbajtjet e dhëna nga zhvillues palë të treta. Detaje shtesë mbi mbledhjen tonë të informacionit janë paraqitur në Politikën e privatësisë së Apple.
Përdorimi i informacioneve
Siç përcaktohet në Politikën e privatësisë së Apple, Apple mund të përdorë informacionin e fëmijës tuaj për të komunikuar njoftime të rëndësishme dhe për të dërguar informacione, informacione dhe njoftime për produktet dhe shërbimet, për të ofruar shërbime dhe përmbajtje dhe për të përmirësuar produktet, përmbajtjen dhe shërbimet tona. Për shembull, ne mund të përdorim moshën e fëmijës tuaj për të ofruar informacione të përshtatshme për moshën në lidhje me të drejtat e tij të privatësisë dhe kontrollet prindërore. Informacionin personal të fëmijës, ne mund ta përdorim gjithashtu për qëllime të brendshme, si p.sh. auditim, analizë të të dhënave dhe kërkim.
Ne mund të përdorim, transferojmë dhe zbulojmë informacionet jopersonale (të dhëna të cilat në vetvete nuk lejojnë lidhjen direkte me identitetin e fëmijës suaj) për çdo qëllim. Për shembull, ne mund të grupojmë dhe të përdorim informacionet për aktivitetet e klientëve në faqen tonë, në shërbimet e iCloud dhe në iTunes Store, si edhe nga produktet dhe shërbimet tona të tjera për të na ndihmuar t'u ofrojmë klientëve tanë informacione më të dobishme dhe për të kuptuar se cilat pjesë të faqes, produkteve dhe shërbimeve tona ngjallin më tepër interes. Të dhënat e grupuara konsiderohen si informacione jopersonale.
Cilësimi “Personalized Ads (Reklamat e personalizuara)” është joaktiv dhe nuk mund të aktivizohet për llogarinë e Apple të fëmijës. Fëmija juaj nuk do të marrë reklama, duke përfshirë reklamat që synojnë interesat e tij nga platforma reklamuese e Apple në pajisjet e lidhura me llogarinë e Apple të një fëmije dhe reklama të paprofilizuara (d.m.th. kontekstuale) në ato pajisje. Përveç kësaj, cilësimi "Allow Apps to Ask to Track (Lejo aplikacionet të pyesin për gjurmimin)" do të jetë joaktiv dhe nuk mund të aktivizohet. Aplikacioneve dhe reklamuesve do t’u kufizohet aksesi në Identifikuesin e reklamimit që ofrohet nga sistemi operativ dhe do të jenë gjithashtu përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve të Apple, të cilat i ndalojnë ata të angazhohen me reklama të synuara apo masa reklamimi, ose të ndajnë informacione me ndërmjetësit e të dhënave.
Ndarja e informacionit
Duke përdorur llogarinë e vet të Apple dhe sipas kufizimeve tuaja, fëmija juaj mund të ndajë informacion me të tjerët, në varësi të veçorive dhe shërbimeve të Apple (si p.sh. ato të përshkruara më lart) që përdor fëmija.
Ndarja me familjen
Si pjesë e Family Sharing, informacionet e fëmijës suaj duke përfshirë blerjet e tij të kaluara dhe të ardhshme në aplikacionin App Store, iTunes Store, Apple Books, ose Apple TV mund të ndahen me anëtarët e familjes tuaj nëse ndarja e blerjeve është e aktivizuar. Sipas kufizimeve që vendosni, edhe fëmija juaj mund të zgjedhë të ndajë informacionin e vet me anëtarët e familjes përmes iCloud Photo Sharing, kalendarëve të ndarë dhe rikujtesave, Find My dhe ndarjes së vendndodhjes. Nëse ju, fëmija juaj ose një anëtar tjetër i familjes suaj identifikoheni në një pajisje Apple si Apple TV, pajisja mund të sugjerojë shtimin e anëtarëve të tjerë të familjes duke shfaqur emrin e llogarisë së tyre të Apple dhe foton e profilit.
Për më tepër, nëse fëmija juaj identifikohet në llogarinë e vet të Apple në një pajisje që zotërohet nga një palë e tretë (si p.sh. të një shoku apo në iPad e shkollës), informacioni i fëmijës suaj, si edhe informacioni i ndarë i anëtarëve të tjerë të familjes suaj, mund të shkarkohet dhe të jetë i dukshëm nga të tjerët që e përdorin atë pajisje, përveçse dhe deri atëherë kur llogaria e Apple e fëmijës suaj të çidentifikohet nga ajo pajisje.
Partnerët
Ndonjëherë, Apple mund të bashkëpunojë me palë të treta për të ofruar shërbime ose oferta të tjera. Për shembull, nëse zgjidhni të aktivizoni një llogari Apple Cash për fëmijën tuaj, informacioni i tij do të ndahet me bankën partnere të Apple, Green Dot Bank, për t'ju ofruar shërbimin që keni kërkuar. Informacioni personal nga fëmija juaj do të ndahet nga Apple vetëm për të ofruar apo përmirësuar produktet dh e shërbimet tona; ai nuk do të ndahet me palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut.
Ofruesit e shërbimeve
Apple ndan informacion personal me kompanitë që ofrojnë shërbime të tilla si përpunimi i informacioneve, kryerja e porosive të klientëve, dorëzimi i produkteve te ju ose te fëmija juaj, menaxhimi dhe përmirësimi i të dhënave të klientëve, ofrimi i shërbimit ndaj klientëve, vlerësimi i interesit tuaj ose të fëmijës suaj për produktet dhe shërbimet tona, si dhe kryerja e studimeve për klientët ose e anketimeve rreth përmbushjes së kërkesave. Këto kompani janë të detyruara të mbrojnë informacionin e fëmijës suaj dhe mund të ndodhen kudo ku vepron Apple.
Të tjera
Mund të jetë e nevojshme—për shembull, për shkak të ligjit, procedurës ligjore, proceseve gjyqësore dhe kërkesave nga autoritetet publike dhe qeveritare brenda ose jashtë vendit tuaj të banimit— që Apple ta zbulojë informacionin tuaj personal ose të fëmijës suaj. Informacionin personal rreth jush ose fëmijës suaj mund ta zbulojmë edhe nëse përcaktojmë se zbulimi është i nevojshëm apo i duhur për arsye të sigurisë kombëtare, zbatimit të ligjit apo për çështje të tjera të rëndësisë publike.
Informacionet personale rreth jush ose fëmijës suaj mund t'i zbulojmë gjithashtu edhe nëse përcaktojmë se zbulimi është brenda nevojës së arsyeshme për zbatimin e kushteve tona të përgjithshme apo për të mbrojtur veprimet ose përdoruesit tanë. Gjithashtu, në rast riorganizimi, shkrirjeje apo shitjeje, mund t'ia transferojmë palës së tretë përkatëse të gjithë informacionin personal që kemi mbledhur.
Aksesi, korrigjimi dhe fshirja
Nëse në ndonjë moment dëshironi të keni akses, të korrigjoni apo të fshini të dhënat që lidhen me “Family Sharing (Ndarja me familjen)” ose me llogarinë e Apple të fëmijës suaj, na kontaktoni te:
www.apple.com/legal/privacy/contact
Ose me anë të informacionit të kontaktit si më poshtë:
Apple
One Apple Park Way
Cupertino, CA 95014
+1 408 996 1010Miratimi për mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e informacioneve të fëmijës suaj nga Apple
Duke klikuar "Pranoj", ju pranoni mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin nga Apple të informacionit të fëmijës suaj siç përcaktohet në Politikën e privatësisë së Apple dhe këtë Zbulim.
Vini re: ky miratim nuk zbatohet për praktikat e grumbullimit të të dhënave të palëve të treta. Palët e treta, duke përfshirë zhvilluesit e aplikacioneve të shkarkuara nga një anëtar i familjes dhe që mund të hapen nga fëmija juaj përmes “Family Sharing (Ndarja me familjen)”, të cilat mund të grumbullojnë, përdorin apo zbulojnë informacionin e fëmijës suaj, janë përgjegjëse për marrjen e një miratimi të veçantë të verifikueshëm prindëror. Ne ju inkurajojmë t’i kërkoni fëmijës që ta konfirmojë me ju përpara se të japë akses në cilindo prej informacioneve të veta personale ndaj palëve të tilla të treta.
Vini re: Apple publikon rregullisht përditësime të softuerëve për pajisjet tona. Kur veprojmë kështu, këto përditësime do të jenë të disponueshme për shkarkim në pajisjen përkatëse, duke përfshirë pajisjet në të cilat fëmija juaj mund të përdorë llogarinë e vet të Apple. Ne ju rekomandojmë që të nisni përditësimin dhe të shqyrtoni e të pajtoheni me kushtet përkatëse, si p.sh. ato për iOS, macOS dhe visionOS, në një pajisje të tillë.
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me Politikën e privatësisë së Apple ose me këtë Zbulim, na kontaktoni me në www.apple.com/legal/privacy/contact.